Acidi folik zvogëlon rrezikun për sulmin e parë në tru te njerëzit me hipertension

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 11:48
Acidi folik zvogëlon rrezikun për sulmin e parë në tru te njerëzit me hipertension

Studimi më i fundit, i publikuar në "JAMA", zbulon se një kombinim prej suplementeve me acid folik, si dhe ilaçeve për hipertension mund të jenë një kombinim efektiv në rrugën drejt zvogëlimit të rrezikut për pikën në tru, midis personave të rritur që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut. Secilin vit, më shumë se 795,000 njerëz në Amerikë pësojnë sulm në tru.

Prej tyre, rreth 610,000 prej tyre për të parën herë. Shtypja e lartë e gjakut apo hipertensioni njihet si rrezik për të pësuar sulm në tru. Edhe studimet e kaluara që kanë studiuar efektin e suplementeve me acid folik, për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, kanë pohuar se kjo vitaminë mund të jetë efektive në parandalimin e sulmit në tru. Acidi folik është një vitaminë B, për të cilën trupi ka nevojë për prodhimin e qelizave të shëndetshme. Mungesa e saj shkakton edhe anemone dhe komplikime të tjera shëndetësore.

(Kosova Sot Online)