Receta që ju duhet kundra stresit dhe për të qetësuar nervat

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 22:55
Receta që ju duhet kundra stresit dhe për të qetësuar nervat

Sherebela është një bimë me veti shëruese, por më shumë është e njohur për aftësitë e saj terapeutike kundër stresit dhe qetësimit të nervave.

Vaji i sherebelës që nxirret nga lulet e saj dhe që mund ta gjeni në dyqane të ndryshme, është një mënyrë shumë e mirë për të qetësuar trupin dhe mendjen nëse e përdorni si temjan, ose nëse e hidhni në ujin e nxehtë të vaskës.

Një mënyrë tjetër për qetësim është edhe çaji i sherebelës, gjethet e saj. Mjafton që të zieni ujin, të hidhni në të një lugë çaji me gjethe të thata sherebele, t’i lini disa minuta dhe pastaj mund të pini lëngun duke e ëmbëlsuar (nëse dëshironi) me pak mjaltë.

Nëse kërkoni diçka më të fortë, atëherë përdorni gjethet e njoma të sherebelës.


(Kosova Sot Online)