Puçrrat si tregues të sëmundjeve

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 12:50
Puçrrat si tregues të sëmundjeve

Një nga teknikat moderne dermatologjike është analizimi i fytyrës në pjesë të ndryshme dhe përmes puçrrave apo proceseve pezmatuese ekspertët mund ta njohin shkasin e paraqitjes së tyre .

Ballë

Shkas i puçrrave në këtë pjesë të fytyrës mund të jetë problemi me tretje, zorrë të hollë apo me mëlçi. Por, edhe stresi dhe mungesa e gjumit mund t'i shkaktojnë. 

Pjesën përreth vetullave  Mund të shfaqen si pasojë e qarkullimit jo të mirë, problem me fshikëz, ushqimit që bazohet në yndyrë dhe teprimit me alkool.

Gojë

 Shkas mund të jetë konsumimi i tepërt me ushqime pikante, ushqim të erëzuar dhe të pjekur apo reaksion në një pastë të caktuar të dhëmbëve.

Hundë 

Puçrrat përreth hundës janë pasojë e ushqimit jo të shëndetshëm, kapsllëkut, fryrjes, qarkullimit jo të mirë apo tretjes jo të mirë.

(Kosova Sot Online)