6 alternativa natyrale për pastën e dhëmbëve

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 11:07
6 alternativa natyrale për pastën e dhëmbëve

Ekzistojnë alternativa natyrale për pastën e dhëmbëve që mund t'i përdorni.Në vijim ju paraqesim gjashtë prej tyre, që kujdesen për mishin dhe dhëmbët tuaj.

SODË BIKARBONI

Një ndër alternat-ivat më të popullarizuara për pastën e dhëmbëve është soda e bikarbonit. Krejt çfarë duhet të bëni është që brushën ta prekni me sodë bikarboni dhe t'i pastroni dhëmbët. Një tjetër mënyrë është që sodën ta tretni në ujë dhe ta përdorni ata ujë dhe brushën.

VAJI I KOKOSIT

Është një alternativë e shkëlqyeshme natyrale për pastën e dhëmbëve. Posedon substanca kundër kërpudhave dhe baktereve, që ndikon të keni një gojë më të pastër.

KRIPA E DETIT

Kripa është një zëvendësues i fortë për pastën e dhëmbëve, por mund ta gërryejë sipërfaqen e dhëmbëve. Po ashtu mund ta tretni kripën në ujë, e më pas ta zhytni brushën në ujë dhe t'i pastroni dhëmbët.

PASTRIMI ME UJË TË THJESHTË

Nëse nuk besoni në ndonjë alternativë tjetër, po ashtu dhëmbët mund t'i shpëlani me ujë të pastër. Kjo funksionon duke hequr copëza nga dhëmbët dhe do të keni një aromë të freskët të gojës.

PASTRIMI I THATË

Nëse nuk dëshironi apo nuk jeni të interesuar për ndonjë alternativë, atëherë krejt çfarë duhet të bëni është që dhëmbët t'i pastroni, duke përdorur vetëm brushën dhe ujin për t'i shpëlarë.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit, sikurse edhe ai i kokosit, mund të pastrojnë dhëmbët tuaj, duke shpëlarë gojën e më pas duke pastruar përsëri me shumë ujë më pas. Mund të përdorni një lugë vaj ulliri, ta sillni nëpër gojë për disa minuta, ta pështyni më pas dhe ta shpëlani gojën.

(Kosova Sot Online)