5 gabime që bëni kur zieni vezët

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 09:26
5 gabime që bëni kur zieni vezët

Thuhet se përgatitja e vezëve është shumë e lehtë, por ata fshehin disa gabime që as nuk i keni menduar. Në fakt, këto janë kryesisht gabime në dukje të parëndësishme, por që kompromentojnë rezultatin përfundimtar.

Nuk përdorni vezë bio

Tashmë është fakt se vezët e mira kanë disa karakteristika të rëndësishme. Duhet të jenë të freskëta dhe organike. Vetëm në këtë mënyrë do të merrni rezultatin e dëshiruar kur i gatuani.

Përdorni vezë të ftohta

Shumë njerëz e kanë zakon t’i ruajnë vezët në frigorifer. Megjithatë, pasi zhyten në ujë të nxehtë, ato pësojnë një goditje termike që mund të shkaktojë thyerjen e guaskës gjatë gatimit. Për të parandaluar këtë, mjafton t’i nxirrni një orë më parë nga frigoriferi që të arrijnë temperaturën e dhomës.

I gatuani pa uthull

Ky është një sekret që pak njerëz e dinë dhe që mund të bëjë një ndryshim. Vezët nuk do të thyhen nëse shtoni një lugë uthull në ujë kur i zieni.

I zieni shumë pak ose shumë gjatë

Së pari, lëreni ujin të vlojë dhe më pas zieni vezët për 8 minuta. Një kohëmatës është gjithmonë një ndihmës i mirë.

Nxitoni për t’i qëruar

Një gabim që shumë bëjnë është që i qërojnë vezët kur ende janë të nxehta. Prisni disa sekonda dhe keni pak durim.

(Kosova Sot Online)