6 llojet e ushqimit të shëndetshëm, që mund t'ju sëmurin

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 11:00
6 llojet e ushqimit të shëndetshëm, që mund t'ju sëmurin

Helmimi përmes ushqimit është një përvojë e tmerrshme.Është mjaft e vështirë të thuhet se ushqimet janë të sigurta për t'i konsumuar.Kjo për faktin se pikërisht disa nga ushqimet që konsiderohen të shëndetshme mund t'ju sëmurin.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Po, janë të preferuara për sallatë, sidomos spinaqi, lakra jeshile, lakra. Sipas disa të dhënave, nga viti 1998 deri më 2008, janë lajmëruar 8.836 raste me helmime nga perimet me gjethe të gjelbër. Mund të jenë të kontaminuara nga uji i ndytë, duart e papastra.

TUNA

Ky lloj i peshkut mund të jetë i kontaminuar me skombrotoksinë, që mund të shkaktojnë dhimbje koke. Mishi i freskët i peshkut mundet të lirojë helme të cilat nuk mund të shkatërrohen nga zierja. Me tunën dhe ushqimin tjetër të peshkut, freskia është më e rëndësishmja. Ushqimi i detit duhet qëndruar në hapësira të ftohta që nga momenti kur nxirret nga uji e deri të shërbehet në pjatën tuaj.

VEZËT

Ky ushqim i preferuar për kafjall që nga viti 1998 ka shkaktuar rreth 138 helmime, në rastet më të shpeshta ndërlidhen me bakterin "Salmonella". Bakteri mund të depërtojë brenda vezës, kështu që zierja e duhur mund të jetë parandalues. Ekspertët sugjerojnë që vezët gjithmonë t'i mbani në frigorifer. Po ashtu shmangni produktet që përmbajnë vezë, të cilat nuk janë pjekur apo zier sa duhet.

PATATET

Patatja e freskët e gatuar mirë ka pak gjasa të shkaktojë sëmundje. Por kini kujdes nga patatet në sallatë, sidomos nga ato që shërbehen nëpër restorante. Janë disa lloje të helmimeve që mundet t'i shkaktojë patatja, e cila është rritur në një tokë të kontaminuar, por edhe nga patatet që nuk ruhen apo mbahen nëpër hapësira të duhura. Në rastet më të shpeshta mund të prekeni nga "Listeria", "shigella", "E. Coli" dhe "Salmonella".

MISHI

Mishi, nga viti 1998 deri në vitin 2010 ka shkaktuar së paku 33.000 sëmundje. Mishi i pulës ishte në majë të listës, përderisa mishi i gjedhit ishte në vend të dytë. Trajtoni mishin e pazier dhe ambientin e ndyrë si të kontaminuar dhe duhet të jeni të sigurt që prodhimet të piqen apo të zihen si duhet. Pastroni sipërfaqet që mishi ka ardhur në kontakt me hapësirat e kontaminuara.

DJATHI

Përderisa restorantet janë burimi kryesor i helmimeve në ushqim, shumica e njerëzve sëmuren nga djathi. Djathi mund të jetë i kontaminuar me bakterin "Salmonella" ose "Listeria", që mund të shkaktojnë të vjella. Kjo pikërisht edhe është arsyeja pse mjekët paralajmërojnë gratë shtatzëna, që të shmangin lloje të buta të djathit.

(Kosova Sot Online)