OBSH’ja paralajmëron botën se vitin e ardhshëm mund të ketë mungesë të shiringave

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 11:13
OBSH’ja paralajmëron botën se vitin e ardhshëm mund të ketë mungesë të shiringave

Vitin e ardhshëm mund të ketë mungesë të thekuar shiringash, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Rreth 2 miliardë shiringa do të jetë deficiti si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe 7,2 miliardë doza vaksine që janë bërë deri tani në të gjithë botën. Kjo shifër, sipas AFP, është dyfishi i vaksinave që administrohen në një vit normal.

Nëse prodhimi i shiringave nuk merr hov, lufta ndaj sëmundjeve të ndryshme do të ketë një armë shumë të rëndësishme më pak, thekson OBSH.

Ballkani po shndërrohet në rajonin më shqetësues për COVID në Europë

“Duam të ngremë shqetësimin e mungesës së mundshme të shiringave vitin e ardhshëm, gjë që do të çonte në probleme të mëdha. Në varësi se si do të shkojë procesi i vaksinimit, vitin tjetër mund të na mungojnë 1-2 miliardë shiringa”, tha për AFP Lisa Hedman, këshilltare e OBSH-së.

(Kosova Sot Online)