Kajsia, burim i shëndetit

  • E.K /
  • 13 nëntor 2021 - 10:11
Kajsia, burim i shëndetit

Ngjason shumë me pjeshkën, me ngjyrë të verdhë apo nganjëherë edhe të portokalltë, e nganjëherë edhe me shkëlqim të ngjyrës së kuqe. Kajsia është një pemë me bërthamë dhe shumë e shëndetshëm. Tashmë rritet në të gjitha anët e botës.

PËRBËRJA KIMIKE

Kajsia është e pasur me vitamina C, madje më së shumti, por natyrisht se është e pasur edhe me vitamina të kompleksit B dhe beta akariotin (provitamina A). Nga mineralet është e pasur me kalium, më pas kalcium, magnez, fosfor, squfur dhe hekur.

VETITË SHËRUESE

Kajsia ndihmon mirë te personat e sëmurë nga zemra. Po ashtu e mbron organizmin edhe nga infeksioni, pastaj forcon dhëmbët dhe eshtrat, përmirëson shikimin dhe ripërtërinë indet. Nëse e konsumoni para shujtës, ndikon mirë në tretje e po ashtu duhet ta konsumojnë sidomos personat që vuajnë nga pagjakësia. Shkaku se posedon sasi të madhe të kaliumit dhe pak natrium, kajsia ndikon mirë te personat e sëmurë nga zemra dhe me shtypje të lartë të gjakut. 

(Kosova Sot Online)