Po e tepruat me ushqim të shpejtë, do të vuani nga depresioni dhe ankthet

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 11:22
Po e tepruat me ushqim të shpejtë, do të vuani nga depresioni dhe ankthet

Ushqimi i shpejtë, pos se i shijshëm, shpeshherë duket si zgjidhje praktike. Pos se shtoni kilogramët, ushqimi i yndyrshëm që e hamë "në këmbë" mund të ndikojë në vështirësi psikike. Studimi i fundit, i publikuar në "Biological Psychiatry", ka treguar se ushqimi kalorik dhe i yndyrshëm si hamburgerët, e patatet e skuqura mund të shtojnë çrregullimet psikike.

Edhe pse ky eksperiment ishte bërë vetëm te minjtë laboratorik, hulumtuesit mendojnë se një mënyrë e tillë e të ushqyerit, madje edhe nëse e konsumoni për një periudhë jo të gjatë kohore, shtoni gjasat që të vuani nga depresioni dhe rreziku i sëmundjeve mendore.

(Kosova Sot Online)