Rozmarina, bima me efekte të larta shëruese dhe qetësuese

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 11:00
Rozmarina, bima me efekte të larta shëruese dhe qetësuese

Rozmarina [lat. rosmarinus officinalis], posedon një aromë të fortë, por edhe pikante, aromatike dhe një shije të hidhur .

PJESËT SHËRUESE TË BIMËS

Për ilaçe duhet të mblidhen lulet dhe gjethet. Lulet dhe bima thahen në të ftohtë dhe duhet të ruhen nëpër enë të mbyllura.

VETITË SHËRUESE

Rozmarina është shumë e përdorshme si ilaç për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, për shërimin e tretjes jo të mirë, problemet me lukth dhe aneminë. Bima ndikon në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit, e kjo ndikon në përmirësimin e mbarë organizmit. Përdoret në shërimin e reumatizmit të muskujve, dhimbjeve nervore, dhimbjeve të kokës dhe problemet shpirtërore. Përdoret edhe si preparat për përmirësimin e shikimit. Po ashtu nga rozmarina mund të përgatisni edhe çaj, i cili ndikon shumë mirë në gjendjen e brendshme të organizmit.

(Kosova Sot Online)