Dieta magjike: Do të humbni deri në 5 kg për 7 ditë

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 08:45
Dieta magjike: Do të humbni deri në 5 kg për 7 ditë

Dieta e supës është mjaft e njohur dhe shumë persona e përdorin për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme.

Është kthyer tashmë në shprehi të zakonshme fjalia “Nesër filloj dietën”, por nëse nuk e ndani mendjen, e nesërmja mund të mos vijë kurrë. Living ju propozon një regjim 1-javor që përveç se largoni toksinat nga trupi, ju ndihmoni të humbni 3 deri në 5 kg. Bëhet fjalë për dietën e supës.

PËRBËRËSIT: 6 karota, 6 qepë të mëdha, 6 domate të freskëta, 2 speca jeshilë, 1 degë selino, 1 lakër e bardhë dhe 2 litër lëng mishi ose thjesht ujë. Sipas dëshirës mund t’i shtoni 3 kungulleshka, spinaq ose bizele.

PËRGATITJA: Prisni perimet në kuba të vegjël, vendosini në një tenxhere me ujë dhe lërini të ziejnë për 30 minuta. Më pas, uleni flakën dhe lërini edhe 30 minuta derisa të zbuten. Shtoni ujë dhe lëng mishi sipas dëshirës. Supën mund ta konsumoni ashtu siç është ose ta grini në mikser, ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë.

Dita 1: Konsumoni supë sa të doni dhe fruta, përveç bananeve. Mund të pini kafe dhe çaj pa sheqer.

Dita 2: Përveç supës që mund të konsumoni sa të doni, kjo është dita e perimeve. Hani perime në çdo moment, veçanërisht jeshillëqet. Mos konsumoni fasule dhe misër apo bizele. Ditën e dytë mos konsumoni fruta.

Dita 3: Konsumoni supë sa të doni, perime dhe fruta, por mos hani patate.

Dita 4: Konsumoni supë sa të doni, si dhe banane e qumësht pa yndyrë. Banania dhe qumështi kanë një sasi të konsiderueshme kalorish por në këtë fazë trupi juaj ka nevojë për karbohidrate, proteina, kalcium dhe kalium.

Dita 5: Mund të konsumoni 300-400 g mish pule në zgarë dhe 6 kokrra domate.Supën konsumojeni të paktën 1 herë në ditë.

Dita 6: Mund të hani 2-3 biftekë me perime jeshile. Supën konsumojeni të paktën 1-herë në ditë.

Dita 7: Kjo ditë përmban oriz integral, lëng frutash pa sheqer dhe perime. Mund të hani supë sa të doni. 

(Kosova Sot Online)