A e dimë çka është kaçja dhe sa është e dobishme

  • E.K /
  • 22 nëntor 2021 - 10:54
A e dimë çka është kaçja dhe sa është e dobishme

Kaçja i takon familjes së bimëve "Rosaceae", njerëzit e kanë përdorur gjethen e saj për shërim, lulen dhe kërcellin. Është e pasur me vitamina D, P, K, B1, B2, B3 dhe provitamina A dhe është burim i vitaminave C. Ekspertët pohojnë se posedon 50 herë më shumë vitamina C sesa portokajtë. Mbron nga viruset dhe bakteret dhe ndihmon te çrregullimet hormonale. Përdoret edhe si shtesë në gjellë, sallatë, jogurt dhe frape. Mund të përgatitni edhe një lloj lëngu nga lulja e egër e kaçes.

SHURUPI NGA TRËNDAFILI I EGËR

Një grusht me petale të egra të trëndafilit përzieni me 2 litra ujë dhe shtoni 20 gramë acid limoni. E lini në diell derisa petaleve nuk ju hiqet ngjyra e bukur e kuqe. Lëngut më pas ia shtoni edhe 80 gramë sheqer dhe 2-3 qese vanilje. Zieni edhe për 15-20 minuta, duke hequr shkumën që grumbullohet në majë. Shishet nuk i mbyllni deri në fund, i lini për 24 orë gjysmë të hapura. Më pas mund ta përdorni.

(Kosova Sot Online)