Receta për gjumë të qetë

  • A.P /
  • 22 November 2021 - 14:53
Receta për gjumë të qetë

Miksoni këto 3 përbërës dhe do të bëni gjumin më të qetë dhe të shpejtë…

Shpeshherë përballemi me pagjumësinë, dhe nganjëherë është e vështirë të gjeni se ku qëndron problemi, mirëpo pavarësisht kësaj, ka një kurë për gjithçka!

Për të gjithë ata që kanë probleme me gjumin nga arsye të ndryshme tashmë ka një zgjidhje. Kjo pije më poshtë ju ndihmon shumë:

Përbërësit:

200 ml qumësht

1 lugë çaji me mjaltë

1 pikë ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet:

Ngroheni qumështin në një tenxhere dhe përpara se të marrë valë hidheni në filxhan. Më pas shtoni vaniljen dhe mjaltin. Përziejeni mirë dhe pijeni ngadalë përpara se të shtriheni për të fjetur.

Me këtë kurë, mendohet se pagjumësia nis e nuk bëhet më problem. Madje mund t’ja ndjeni efektin që në filxhanin e parë.

Suksesi i kësaj kure, i atribuohet përbërësve të saj të mrekullueshëm, të cilët lehtësojnë ardhjen e gjumit dhe e ndihmojnë trupin të qetësohet.

(Kosova Sot Online)