Daikon -rrepka japoneze që shkrin kilet e tepërta

  • E.K /
  • 25 nëntor 2021 - 12:28
Daikon -rrepka japoneze që shkrin kilet e tepërta

Daikon është një rrepkë e bardhë japoneze. Është e lëngshme, kërcëlluese dhe ka shije më të butë sesa rrepkat e tjera. Më të mirat janë ato që janë më të forta, të lëmuara dhe frutat me gjethe të freskëta. Rrepkën e freskët nuk keni nevojë ta qëroni. Lajeni mirë dhe grijeni në rrathë. Përpos rrënjës, përdoren edhe gjethet, të cilat janë të pasura me vitaminë C, beta-karotinë, kalcium dhe hekur. Kjo rrepkë ka shumë pak kalori - në 100 g përmban vetëm 18 kilokalori. Është e pasur edhe me glikozide dhe materie specifike me veprim baktericid.

Rrepka e bardhë japoneze e pastron organizmin nga kolesteroli dhe trigliceridet, e lehtëson tretjen e yndyrave dhe stimulon punën e vrerit. Falë rafanolit, një vaj eterik të sulfurit, nxitë nxjerrjen e këlbazës nga rrugët e frymëmarrjes, prandaj preferohet edhe te bronkiti dhe kollitja. Përpos kësaj, është i pazëvendësueshëm edhe si diuretik. Këtë perime mund ta përdorni në specialitete dhe salca të ndryshme.

(Kosova Sot Online)