Si ta gatuani brokolin që të mos humbasë efektin e tij antikancerogjen

  • A.P /
  • 25 nëntor 2021 - 14:43
Si ta gatuani brokolin që të mos humbasë efektin e tij antikancerogjen

Përmbajtja e vitaminave dhe lëndëve ushqyese në brokoli e bën atë ideal për mbrojtjen kundër kancerit por a dini si ta gatuani siç duhet? Kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga kanceri, e rëndësishme nuk është vetëm ajo që hamë, por edhe si e gatuajmë.

Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit ka publikuar disa këshilla praktike gatimi për të përfituar sa më shumë nga vaktet tona të shëndetshme. Zierja me avull për pesë minuta është mënyra më e mirë për të ruajtur enzimën myrosinase në brokoli, e cila është thelbësore për formimin e sulforafanit kundër kancerit.

Brokoli i zier në avull për më shumë se pesë minuta, pjekja, në mikrovalë apo metoda të tjera gatimi, si gatimi apo pjekja, shkatërrojnë këtë enzimë, si dhe vetitë antikancerogjene të kësaj perimeje.


(Kosova Sot Online)