Bagremi -dhurata nga natyra kundër problemeve me lukth

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 12:55
Bagremi -dhurata nga natyra kundër problemeve me lukth

Bagremi (lat. Robina pseudacacia) njihet me shumë emra, si dru i bardhë, bagremi i bardhë. Lulet e saj janë me aromë të këndshme dhe mbajnë fara të panumërta. Pjesët që mund t'i përdorni janë lëvorja dhe lulet.

PËRBËRËSIT AKTIVË

Bagremi është i pasur me akacinë, vaj eterik. Lëvorja e saj hiqet nga degët e hershme, në muajin maj dhe në muajin shtator, e mund të thahen në diell dhe në ajër të ngrohtë.

Lulet e bagremit grumbullohen pikërisht atëherë kur formohen në tërësi, por pak para se të veniten, midis muajve maj dhe qershor, e tharja e tyre mund të bëhet nën hije.

VETITË SHËRUESE

Bagremi me lulet e thara i përgatitur në formë të çajit pakëson dhe shëron dhimbjet reumatoide dhe dhimbjet e dhëmbëve, pastaj shëron edhe dhimbjet në stomak, pakëson acidet e tepërta apo thartirën që shfaqet në stomak, si dhe ndihmon te dhimbjet e kokës, sidomos te migrena. Në mënyrë efikase ndikon edhe te gastriti, urthi, të thatit në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Një lugë plot me lale të thara të bagremit e përzieni me 250 ml ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë për tre minuta. Mund të pini 2-3 gota në ditë.

(Kosova Sot Online)