Çaji ndihmon humbjen në peshë

  • E.K /
  • 27 nëntor 2021 - 14:03
Çaji ndihmon humbjen në peshë

Hulumtimet tashmë na e kanë vërtetuar se konsumimi i rregullt i çajit sjell dobi të shumta për shëndetin. Ekspertët, rezultatet e të cilëve janë publikuar në revistën "American Journal of Clinical Nutrition", kanë analizuar rezultatet e hulumtimeve paraprake. Rezultatet e analizave kanë treguar se çaji i bardhë dhe ai i gjelbër me të vërtetë mund të ndikojnë të humbni në peshë, sepse përmbajnë nivel të lartë të katehinës, që së basku me kafeinë, nxitin shkrirjen e dhjamit, duke përdorur trupi qelizat si energji nga ushqimi.

Ky kombinim mund të ndihmojë të humbni në peshë. Një studim tjetër kishte vërtetuar se personat që për çdo ditë konsumojnë çajin e gjelbër për 12 javë kishin humbur shumë kilogramë, në krahasim me personat që kishin konsumuar këtë çaj rrallë apo se kishin konsumuar fare. Katehinat nga çaji, sipas ekspertëve, mund të ndikojnë në përshpejtimin e metabolizmit, derisa njëkohësisht rregullojnë oreksin. Mu për këtë arsye, konsumimi i përditshëm i çajit duhet të shndërrohet si një ritual, nga i cili do të arrini dhe mbani vitalitetin.

(Kosova Sot Online)