Ilaçet natyrale kundër kërpudhave në thonj

  • E.K /
  • 29 November 2021 - 10:44
Ilaçet natyrale kundër kërpudhave në thonj

Kërpudhat në thonj më shpesh shfaqen te meshkujt sesa te femrat,dhe atë sidomos te meshkujt që në familjen e tyre me gjenerata shfaqet ky infeksion.Faktorët e rrezikut janë:djersitja e tepërt,puna në hapësira të lagshta,përdorimi i çorapeve që vështirësojnë frymëmarrjen e këmbës dhe nuk thithin djersën.Në vijim ju paraqesim disa ilaçe shtëpiake për shërimin e këtij infeksioni.

UTHULLA E MOLLËS

Është ilaç shtëpiak kundër kërpudhave në thonj. Futni këmbët në një enë me 1 litër ujë të ngrohtë me gjysmë lugë uthull. Po ashtu, uthullën e mollës përmes pambukut mund ta vendosni në thoin e infektuar, tri herë në ditë derisa ta shëroni.

HUDHRA

Hudhra është antibiotik i fortë natyral që përdoret për heqjen e kërpudhave prej thonjve. Pesë thelpinj të hudhrës i vendosni në një enë që të vlojnë. Ujin e vendosni në enë dhe e lini të qëndrojë derisa të ftohet e më pas i futni këmbët. Këmbët t'i mbani në atë ujë për pesëmbëdhjetë minuta. Procesin ta përsëritni për katër javë derisa nuk vëreni përmirësim.

KRIPA

Pastroni këmbët dhe mos i thani më pas me peshqir, por se në këmbët e lagura, më saktësisht në thonj të vendosni pak kripë e më pas t'i mbathni çorapet. Këtë proces ta përsëritni dy herë në ditë, e rezultatet më pas nuk do të mungojnë.

VAJ LISI

Ilaçi më efektiv për largimin e kërpudhave prej thonjve është vaji eterik i vajit të lisit. Në thua e vendosni këtë lloj të vajit, dy deri tre herë në ditë, derisa të vëreni rezultatet e duhura. Para se ta përdorni këtë vaj, bëni edhe testin alergjik, pasi që mund të ndodhë se disa njerëz janë alergjik ndaj këtij vaji.

UTHULLA E BARDHË

Në enë të madhe shtoni 1 litër ujë të ngrohtë dhe gjysmë gotë uthull të bardhë, në të cilin do të mbani këmbët për pesëmbëdhjetë minuta. Këtë proces ta përsëritni dy herë në ditë derisa të mos fitoni rezultatet e duhura.

(Kosova Sot Online)