Stina e dimrit, portokalli mbetet zgjidhja më e mirë për problemet shëndetësore

  • E.K /
  • 02 dhjetor 2021 - 09:30
Stina e dimrit, portokalli mbetet zgjidhja më e mirë për problemet shëndetësore

Tashmë jemi në stinën e portokajve, që janë të pasur me vitaminë C dhe antioksidantë. Frutat që ndryshe njihen si ‘agrume’, nuk janë vetëm freskues për shqisat e shijes,

Por, janë të vlefshëm edhe për të gjithë sistemin dhe janë në gjendje të zgjidhin shumë nga problemet shëndetësore që vijnë me stinën e dimrit, shkruan HindustanTimes, përcjellë Demokracia.

Studimet sugjerojnë se fitokimikatet në portokall na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Përveç kësaj, portokajtë gjithashtu ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit.

Disa studiues konfirmojnë gjithashtu efektet pozitive të tyre në kujtesë e njohje dhe dihet gjithashtu se parandalojnë disa kushte neurodegjenerative.

Gjithashtu, në vend që të hidhni lëvozhgat e portokallit, mund t’i ruani për t’i përdorur në disa receta pasi ato janë edhe më ushqyese se brendësia,

Disa nga përfitime shëndetësore që sjellë konsumimi i portokallit:

-Nxit tretjen: Portokalli pastron kanalet e trupit, pastron enët e gjakut, pastron traktin gastro-intestinal.

-I mirë për shëndetin e zemrës: Portokajtë konsiderohen si një tonik kardiak dhe përmirësojnë e forcojnë imunitetin. Agrumet ndihmojnë në lehtësimin e dispepsisë, dhimbjeve të barkut, infektimit të krimbave e dhimbjeve të barkut.

-Portokajt përmirësojnë përthithjen e hekurit edhe pse nuk janë vetë burim i mirë i hekurit. Ato duhet të konsumohen së bashku me ushqime të pasura me hekur. Ata mbajnë nën kontroll presionin e gjakut dhe gjithashtu kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak kur hahen me moderim.

-Po ashtu janë të mirë për sytë.

-Konsumimi i portokallit gjithashtu ulin rrezikun e kancerit.

(Kosova Sot Online)