A do ta pinit këtë përzierje? Qe çfarë ndodh kur hidhni sodë buke në kafe

  • E.K /
  • 02 dhjetor 2021 - 13:15
A do ta pinit këtë përzierje? Qe çfarë ndodh kur hidhni sodë buke në kafe

Disa lloje kafeje kanë një përqendrim më të lartë të acidit, i cili mund të shqetësojë stomakun e ndjeshëm, veçanërisht nëse konsumoni më shumë se një filxhan nga kjo pije në ditë.

Për të neutralizuar acidin dhe për të lehtësuar tretjen, mund të përdorni pluhurin magjik të bardhë – sodë buke.

Soda e bukës ose bikarbonati i natriumit është një ndihmë e shkëlqyer natyrale për neutralizimin e acidit në trup, i cili mund të ndodhë për shkak të konsumimit të tepërt të ushqimeve të ëmbla dhe yndyrore. Ka veti antialergjike, antiinflamatore dhe antikërpudhore.

Përgatitja:

Aq sa mund të kapet me gishta sodë buke në kafe (ose 1/8 e lugës së çajit për në litër të pijes suaj të preferuar) në Perëndim është një lloj ilaçi popullor për neutralizimin e acidit.

Ata që e kanë provuar pohojnë se shija e këtij pluhuri nuk ndihet në një kafe të tillë.

Edhe pse kombinimi i kafesë dhe i sodës së bukës nuk është i njohur në rajonin tonë, ekspertët pohojnë se mund të parandalojë vërtet shfaqjen e aciditetit në organizëm.

Pije neutralizuese e thartirës

Megjithatë, duhet pasur parasysh se soda e bukës në kafe mund të ketë disa efekte anësore në trup – rritje të gazrave, ulje të përthithjes së kalciumit dhe efekt në tretje, paralajmëron.

Ndoshta nuk e keni ditur, por kombinimi më i keq është kafeja dhe qumështi, një pije që rrit aciditetin e trupit, ndaj personat që kanë stomak të ndjeshëm duhet të shmangin pirjen e kafesë në këtë mënyrë.

(Kosova Sot Online)