Ilaçi nga arrat që shëron problemet me tretjen dhe tiroidet

  • E.K /
  • 04 dhjetor 2021 - 11:59
Ilaçi nga arrat që shëron problemet me tretjen dhe tiroidet

Në mjekësinë popullore me qindra vite përdoret si ilaç natyral për tiroidet dhe problemet me tretje. Bëhet fjalë për ilaçin vendor me arra, që përgatitet nga arrat e reja, ende të gjelbra. Likeri nga arrat zbut problemet me tretjen e ushqimit, diarreja, kapsllëku, urthi, fryrjet, e deri te ngërçet dhe infeksionet në lukth.

PËRBËRËSIT

12 arra të reja, të gjelbra • 40 dkg sheqer të vrugët (ose mjaltë) • 4 karafila • 1 limon • 1 litër alkool vendor.

PËRGATITJA

 Arrat i pastroni, i ndani përgjysmë. Limonin e pastroni, e ndani në copëza. Arrave dhe limonit u shtoni sheqer, ose mjaltë, dhe alkoolin vendor, në mënyrë që sheqeri të tretet. Shishen e mbyllni mirë dhe e mbani në diell për 40 ditë. E përzieni për çdo ditë, mos e hapni. Pas 40 ditë, likerin e kulloni dhe e vendosni në shishe tjetër, e ruani në vend të thatë dhe të errët. Për shërimin natyral të tiroideve pini një lugë në ditë, në mëngjes në lukth të thatë. Te problemet me lukth dhe anemia, doza është 1 lugë në mbrëmje dhe një në mëngjes.

(Kosova Sot Online)