Të ngrënit largon stresin!

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 09:26
Të ngrënit largon stresin!

Kontrolli i stresit kalon edhe përmes dietës sonë dhe ka disa ushqime që nëse bëhen elementë kyç të dietës sonë të përditshme, stresi mund të jetë një gjë e së kaluarës në psikologjinë tonë.

Patate të ëmbla dhe karrota

Patatet e ëmbla dhe karotat kanë aftësinë të reduktojnë nevojën e organizmit për sheqer, ndaj gjithsesi janë shumë të dobishme. Nga ana tjetër, prania e tyre në trupin tonë ndihmon prodhimin e serotoninës që lufton stresin ndërsa vitaminat dhe mineralet që përmbajnë janë të mira si për presionin e gjakut ashtu edhe për zemrën. Një grusht karota dhe një porcion me patate të ëmbla dy herë në javë, ju lehtësojnë stresin.

Agrumet

Vitamina C ul në mënyrë dramatike nivelet e stresit dhe ne duhet të forcojmë trupin tonë me të. Të gjitha agrumet (portokallet, grejpfrutët, etj.) janë burime të vitaminës C dhe t’i kemi vazhdimisht në dietën tonë është një zgjedhje e mençur që forcon edhe sistemin imunitar.

Spinaqi

Spinaqi përmban shumë magnez, i cili lidhet drejtpërdrejt me ndjenjën e qetësisë. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave që rrit nivelet e energjisë. Rekomandohet për drekën tonë.

Salmon

I mbushur me yndyrna omega 3, të cilat ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, ndihmojnë trurin dhe bëjnë që hormonet e stresit të ulen, salmoni nxit qarkullimin e shëndetshëm të gjakut, i cili gjithashtu lufton stresin kronik duke reduktuar inflamacionin.

(Kosova Sot Online)