Kumaku: Çaji nga kjo bimë shëron alergjinë ndaj polenit

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 09:51
Kumaku: Çaji nga kjo bimë shëron alergjinë ndaj polenit

Amund të shmangen alergjenet? Natyrisht se jo. Edhe po të jetonim në një kuti prej qelqi, nuk do të ishte sigurt. Ditët e bukura pranverore, kënaqësinë në zgjimin pranë natyrës shumicës ia dëmton reaksioni i organizmit të tyre. Bëhet fjalë për alergjitë. Alergjik mund të bëheni në çdo gjë! Aditivi në ushqim, ngjyrat, aromat, konservuesit, pluhuri, poleni (pluhuri i luleve). Edhe kafshimet e insekteve mund të shkaktojnë alergjitë.

Pemët si kumbullat, kajsia, pjeshka, vishnja dhe qershitë shkaktojnë alergji e simptomat janë të kruara, çrregullim në frymëmarrje dhe humbje e vetëdijes. Në vijim ju paraqesim recetën që ju ndihmon ta mposhtni alergjinë ndaj polenit. Kumaku: I hijshëm për nga bukuria, lulja e kësaj bime është e pasur me vaj eterik, taninë, sheqer, proteina, minerale… Gjethet posedojnë vitamina A dhe C. Për këtë arsye kumaku është i bukur, por edhe bimë tejet shëruese. Receta: Dhjetë gramë lule të kumakut i përvëloni me gjysmë gote ujë të vluar, e lini dy orë të qëndrojë. Pini dy deri tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)