Ilaçet shtëpiake që trajtojnë alergjitë në ushqim

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 11:14
Ilaçet shtëpiake që trajtojnë alergjitë në ushqim

Kur të vuani nga alergjitë në ushqim, sigurohuni që të këshilloni mjekun për diagnozë të duhur dhe trajtim. Përdorni ilaçe shtëpiake si një zëvendësues për trajtim. Simptomat nga alergjitë e ushqimeve përfshijnë lëkurën, traktin gastrointestinal, sistemin kardiovaskular dhe respirator. Mund të përjetoni të vjella, dhimbje në stomak, mbetje pa frymë. Në vijim ju paraqesim disa ilaçe natyrale që e zbutin këtë problem.

UTHULLA E MOLLËS

Pasi që posedon substanca antihistamine dhe dobi të tjera mjekësore, uthulla e mollës mund të ndihmojnë edhe në luftimin e simptomave të alergjisë në ushqim. Ndihmon në kthimin e nutrienteve në trup, që si shkëmbim përgjigjen e trupit në sistemin imun. Shtoni një lugë uthull të mollës organike në një gotë me ujë të vakët. Përzieni edhe një lugë lëng limoni me mjaltë. Ta konsumoni 2 ose 3 herë në ditë.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është efektiv në trajtimin e shqetësimeve gastrointestinale si pasojë e alergjive me ushqim. Substancat kundër inflamacioneve dhe antioksidues mund të ndikojnë mirë në spazmën tretëse, te fryrjet, të vjellat e po ashtu edhe te diarreja. Pini 2 deri 3 gota çaj xhenxhefili. Për përgatitjen e çajit, zieni disa shtresa xhenxhefil në 2 gota ujë të vluar për 10 minuta. Përzieni, shtoni mjaltë për shije dhe konsumoni këtë çaj të ngrohtë.

LIMONI

Limon është një agrume që e forcon sistemin imun dhe parandalon alergjitë, e po ashtu edhe ndihmon në trajtimin e simptomave. Madje, funksionon edhe si produkt kundër helmeve që ndihmon në hedhjen e helmeve jashtë organizmit. Po ashtu, trupin e mban në gjendje alkaline. Shtoni lëngun e një limoni në një gotë ujë të ngrohë. Shtoni pak mjaltë dhe përzieni mirë. Ta konsumoni në lukth të zbrazët në mëngjes, por edhe disa herë gjatë ditës.

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër është një ndër ilaçet më të mira shtëpiake për trajtimin e simptomave të stomakut që ndërlidhen me alergjitë në ushqim. Për më shumë, është i pasur me antioksidues, përbërës kundër inflamacioneve. Po ashtu, ndihmon në funksionimin e sistemit tretës dhe e forcon sistemin imun. Në 2 lugë çaj të gjelbër shtoni ujë të ngrohtë. Mbulojeni dhe e lini për disa minuta. Shtoni pak mjaltë dhe limon për shije. Pini 3-4 gota në ditë.

HUDHRA

Hudhrat janë të pasura me kuercetinë, antihistamin natyral që mund të jenë shumë efektive në trajtimin e alergjive në ushqim. Për më shumë, përbërësit e hudhrës do të ndihmojnë të reduktohen simptomat dhe siguron shërim më të shpejtë. Përtypni 2-3 thelpinj hudhre për të luftuar simptomat e ndryshme.

USHQIMET E PASURA ME PROBIOTIKË

Për të lehtësuar simptomat si diarreja, dhimbjet në stomak, konsumoni sa më shumë ushqime që konsumojnë probiotikë. Janë të pasura me një sasi të madhe me bakteret e "mira", që ndihmojnë në ekuilibrin e baktereve natyrale dhe problemet e tretjes. Ushqimet e tilla e forcojnë sistemin imun. Opsioni më i mirë është Jogurti. Provoni të konsumoni 2 deri 3 gota jogurt, të pa ëmbëltuar.

(Kosova Sot Online)