Përse ka rëndësi ta pastroni gjuhën çdo ditë?

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 10:42
Përse ka rëndësi ta pastroni gjuhën çdo ditë?

Derisa flemë, trupi ynë është i preokupuar me hedhjen e helmeve nga organizmi. Gjuha është një nga organet përmes së cilës trupi eliminon helmet nga sistemi tretjes. Një pjesë e këtyre helmeve manifestohen si shtresa të bardha në gjuhë.

Pastrojeni ngadalë gjuhën prej helmeve në mëngjes dhe hiqni qafe aromën e keqe nga goja. Pastrimi i rregullt i gjuhës liron nga shtresat e bardha, përmirëson ndjenjën e shijes, largon aromën e keqe nga goja dhe mbron shëndetin. Shtresa e bardhë në gjuhë paralajmëron se aty jetojnë miliona baktere. Pastrimi i gjuhës u sugjerohet sidomos atyre personave që vuajnë nga infeksionet e shpeshta të vesit, fytit dhe hundës. Pastrimi i gjuhës heq bakteret dhe në këtë mënyrë parandalohet infeksioni.

(Kosova Sot Online)