Herës tjetër mos i hidhni në plehra: 6 fara, që janë po aq të shëndetshme sa vetë fruti!

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 11:34
Herës tjetër mos i hidhni në plehra: 6 fara, që janë po aq të shëndetshme sa vetë fruti!

Frutat janë një nga elementët më të mirë për t’u konsumuar. Përveçse janë të shijshme dhe të ëmbla, ato janë gjithashtu të mbushura me një gamë të gjerë të lëndëve ushqyese që janë thelbësore për shëndetin tonë në përgjithësi. Meqenëse fruti punon si një shtresë mbrojtëse për farën, edhe konsumimi i farës ka disa përfitime për shëndetin tonë. Më poshtë gjeni një listë me fara të shëndetshme që duhet t'i përfshini në rutinën tuaj bashkë me frutat përkatëse.

1. Farat e shalqirit për lëkurë më të mirë

Shalqiri, i ëmbël dhe freskues është një frut që na kujton verën dhe të gjitha ndjenjat e lumtura që vijnë me të. Ne mund të kemi zakon t'i heqim farat e zeza para se të hamë frutat, por farat e shalqirit janë plot me vitaminë C dhe antioksidantë të përdorur kryesisht për të trajtuar aknet dhe për lëkurë më të mirë në përgjithësi.

Si t'i hani farat: Farat e shalqirit mund të piqen - mund të vendosni pak vaj ulliri dhe pak kripë para se t'i piqni në furrë. Sidoqoftë, nuk ka dëm nëse i hani ato direkt nga frutat pasi treten lehtë.

2. Farat e papajes për një sistem tretës të shëndetshëm

Përveç shijes, papaja është një frut ushqyes, dhe përfitimet e saj janë të njohura. Ashtu si frutat e tjera, ne i hedhim farat e saj përpara se ta hamë, ose rastësisht kafshojmë njërën prej tyre. Farat e papajës janë të pasura me enzimën e njohur si papain, e cila ndihmon në rritjen e aftësive tretëse.

Si t'i hani farat: Mund t’i përtypni me fruta dhe t’i shijoni të freskëta, ose mund t’i ruani dhe t’i përdorni si erëza për sallatat tuaja.

3. Farat e shegës për humbje peshe

Hapja e një shege mund të duket shumë punë, por për shijen që marrim nga fruti, ia vlen. Ky frut përmban shumë lëndë ushqyese thelbësore për trupin. Nga ana tjetër, farat janë një dozë e mirë e shëndetit, edhe për peshën trupore.

4. Farat e avokados për shëndetin kardiovaskular

Dsa kërkime kanë vërtetuar se farat e avokados janë një burim i papërdorur, jashtëzakonisht i dobishëm për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Si t'i hani farat: Vendoseni farën në një blender derisa të duket si pluhur. Mund ta përdorni si përbërës shtesë në çajra ose për smoothie.

5. Farat e portokallit për energji

Kur mendoni për një dozë të freskët dhe të ëmbël të shëndetit, portokallet ju vijnë direkt në mendje. Ajo që nuk dinit është se farat që përmbajnë shërbejnë edhe si "nxitës energjie" për ne.

7. Farat e frutit të pasionit për shëndetin mendor

Fruti i pasionit është i njohur për shijen e shijshme dhe përfitimet shëndetësore. Por, edhe farat e tij, të pasura me magnez sugjerohet të konsumohen në të mirë të shëndetit mendor dhe shëndetit në përgjithësi.

Si t'i hani farat: Është e lehtë t'i shijoni farat e frutit të pasionit, pasi mund të hani gjithçka në një lugë.

(Kosova Sot Online)