5 truket e kuzhinës që do ju kursejnë kohë dhe mundim

  • G.G /
  • 17 December 2021 - 10:21
5 truket e kuzhinës që do ju kursejnë kohë dhe mundim

Gatimi është një pjesë e rëndësishme në jetën e përditshme dhe shpeshherë merr një kohë të konsiderueshme. Ka shumë truke që mund t’ju ndihmojnë ta kurseni atë si dhe të mundoheni më pak.

Më poshtë do t’ju shfaqim disa nga ato sipas ‘Bright Side’:

1-Të mbani vezët e freskëta. Përpara se t’i vendosni në frigorifer lyejini ato me vaj luledielli.

2-Të hiqni lëvoret e vezëve me lehtësi. Pasi i zieni ato thyejini lëvoren dhe më pas vendosini në ujë të ftohtë.

3-Të përdorni më gjatë limonin. Nëse ju nevojiten disa pika lëng limoni nuk keni përse shpërdoroni gjithë frutin, thjesht shpojeni atë me një kunjë dhëmbësh.

4-Bëjeni mbështjelljen e ushqimeve me letër plastike më të lehtë dhe të shpejtë. Letrat plastike ndonjëherë ngjiten me njëra-tjetrën, prandaj si fillim vendoseni atë në frigorifer.

5-Mbajini perimet e freskëta. Vendosini perimet ne qese plastike të mbushura me ajër dhe vendosini në frigorifer. Perimet do të jenë të freskëta për një kohë më të gjatë.

(Kosova Sot Online)