Kuptojeni pse akullorja mbron shëndetin

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 12:26
Kuptojeni pse akullorja mbron shëndetin

Besoni apo jo, ëmbëlsira e preferuar verore, akullorja, me të cilën kënaqemi gjatë ditëve të ngrohta verore, është e shëndetshme. Ja disa prej arsyeve .

AKULLORJA ËSHTË E PASUR ME KALCIUM

Pasi që përbërësi kryesor i akullores është qumështi, kjo ëmbëlsirë është burim i shkëlqyeshëm për kalcium, por edhe për vitamina A dhe B. Personat e rritur kanë nevoja për dozë të lartë ditore me kalcium, rreth 1.000 mg në ditë, e shtatzënave dhe fëmijëve u nevojitet edhe më shumë.

NDIHMON NË MBAJTJEN E PESHËS IDEALE

Shkaku i sasisë së sheqerit dhe yndyrës së qumështit, konsiderohet se akullorja shton në peshë, edhe pse disa studime e vërtetojnë të kundërtën. Kalciumi pakëson vlerën e kalorive të akullores kështu që ajo përmban midis 125 dhe 300 kalori në 100 g prodhim, thonë nutricistët.

AKULLORJA ËSHTË E PASUR ME VITAMINA DHE ANTIOKSIDUES

Në akullore hasim burime të ndryshme për vitamina dhe antioksidues. Akullorja që përgatitet nga pemët e freskëta apo të ngrira është burim për vitamina, derisa akullorja nga kokrra e kafesë dhe kakaos është burim për polifenole, antioksidues të cilët ruajnë zemrën dhe enët e gjakut.

(Kosova Sot Online)