Ja çfarë duhet të bëni për ta zvogëluar rrezikun për sulm në tru!

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 10:41
Ja çfarë duhet të bëni për ta zvogëluar rrezikun për sulm në tru!

E kspertët veçanërisht kanë studiuar gjashtë nëngrupe të flavonoideve dhe rrezikut për sulm në tru. Pothuajse 70.000 femra kanë marrë pjesë në studimin që ka zgjatur 14 vjet, i cili ka treguar se portokajtë dhe grejpfruti ofrojnë mbrojtje të shkëlqyeshme nga sulmi në tru. Ekspertët mendojnë se rezultatet mund të kenë ndikim edhe te meshkujt. Ekipi e ekspertëve nga "Norwich Medical School" kanë vëzhguar se çfarë mbrojtje ofrojnë flavonoidet, të cilat ndodhen në pemë, perime, çokollatë të zezë dhe verë të zezë.

Hulumtimet kanë treguar se femrat që brenda ditës konsumojnë njërin nga flavonoidet (45 mg në ditë) nga agrumet - ato për 19 për qind më pak janë të rrezikuara nga sulmi i befasishëm në tru. Në një gotë me lëng portokalli të shtrydhur gjenden prej 20 deri 50 mg flavonoide. Ekspertët përmendin se më mirë është të konsumohen pemët e freskëta, se ta të pini lëng të blerë, pasi që në lëngje ekziston një sasi e madhe e sheqerit. Udhëheqësi i studimeve Aedin Cassidi, thotë: "Studimet kanë treguar se konsumimi i shtuar i pemëve dhe perimeve dhe sidomos atyre me vitamina C ndërlidhet me zvogëlimin e rrezikut për sulm në tru".

(Kosova Sot Online)