6 vetitë shëndetësore të rrushit

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 14:32
6 vetitë shëndetësore të rrushit

Rrushi i shijshëm dhe i lëngshëm vjen me disa ngjyra. Mund ta hani të freskët, të përgatisni verë, lëngje, të përdorni farat e tyre, të përgatisni xhem dhe vaj. Në vijim ju paraqesim disa nga vetitë shëruese të rrushit.

MBRON KUNDËR KANCERIT

Substancat kundër inflamacioneve dhe antioksiduesit në rrush ndihmojnë të mbrohemi kundër kancerit. Parandalojnë stresin oksidues kronik dhe inflamacionet kronike, që janë dy faktorët kryesorë që e shkaktojnë kancerin. Rrushi po ashtu ndihmon në reduktimin e rrezikut të kancerit të mushkërive, prostatës dhe atij të gjirit.

PËRMIRËSON SHËNDETIN KARDIOVASKULAR

Duke konsumuar rrush apo verë të kuqe ofroni shumë dobi për shëndetin kardiovaskular, duke pakësuar gjasat për droçka në gjak, parandaloni dëmtimin e enëve të gjakut dhe do të keni një presion të shëndetshëm të gjakut. Sipas një studimi nga viti 2009, i cili ishte publikuar në revistën shkencore "Journal of Cardiovascular Pharmacology", konsumimi i moderuar dhe i kujdesshëm i verës së kuqe ndikon në reduktimin e rrezikut për probleme kardiovaskulare.

PËRMIRËSON FUQINË E TRURIT

Rrushi po ashtu është i shëndetshëm për aspektin tuaj kognitiv. Duke e konsumuar rregullisht mund ta përmirësoni kujtesën tuaj. Resveratroli në rrush shton dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe përmirëson përgjigjen mendore. Po ashtu shihen si një ushqim ideal për parandalimin e trurit dhe lajmërimin e demencës, duke mbrojtur edhe nga radikalët e lirë, që janë shkaktarë për shfaqjen e Alzheimer-it.

LUFTON DHIMBJET

Rrushi është ushqim i hatashëm për të luftuar dhimbjet dhe për të përmirësuar nivelin e energjisë. Posedon vitamina të cilësisë së lartë e po ashtu edhe magnez, fosfor, hekur dhe bakër. Të gjitha këto nutriente së bashku punojnë që të keni një sistem të fortë imun, të posedoni energji të mjaftueshme për t'i luftuar dhimbjet. Për më shumë, duke konsumuar rrush nivelin e hekurit dhe mineraleve të tjera do ta mbani të ekuilibruar.

UL KOLESTEROLIN E DËMSHËM

Flavonoidet dhe antioksiduesit në rrush ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të kolesterolit. Në fakt, kjo frutë mund ta ulë densitetin e ulët të kolesterolit të dëmshëm, derisa në anën tjetër e shton kolesterolin e mirë. Për më shumë, rrushi e shton nivelin e oksidit nitrik në gjak, i cili parandalon droçkat në gjak dhe redukton rrezikun për sulm në zemër.

PËRMIRËSON SHIKIMIN

Rrushi mbron sytë nga degjenerimi makular, si dhe nga sëmundjet tjera të syve. Në bazë të një studimi nga viti 2014, që ishte bërë në universitetin e Majamit, rrushi mbron retinën dhe siguron një kujdes të duhur për sytë. Në fakt, degjenerimi makular dhe ai retinal janë një ndër shkaqet kryesore të verbërimit. Hani rregullisht rrush dhe mbroni retinën tuaj, duke siguruar një shikim të qartë dhe të mprehtë.

(Kosova Sot Online)