Rekomandohet ta pini një gotë ujë para vaksinimit kundër koronavirusit

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 14:38
Rekomandohet ta pini një gotë ujë para vaksinimit kundër koronavirusit

Kompania farmaceutike CVS rekomandon konsumimin e ujit përpara vaksinimit në mënyrë që të zvogëlohen gjasat që një personi të fikët gjatë marrjes së vaksinës.

Matt Blanchette, zëdhënës i CVS’së tha se uji mund të elimonojë mundësinë e alivanosjes gjatë marrjes së vaksinimit.

“Ne e rekomandojmë këtë sepse vumë re në prill se disa njerëzve u ra të fikët gjatë vaksinimit kundër koronavirusit. Rritja e volumit intravaskular mund të ndihmojë në parandalimin e sinkopës vasovagale që çon në të fikët”, tha Blanchette për revistën “Health”.
Kujtojmë, që vaksinat kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më pak efekte anësore dhe kjo është arsyeja pse një sërë ekspertësh besojnë se konsumimi i ujit mund të ndihmojë.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që ata që marrin vaksinën të qëndrojnë mjaftueshëm të hidratuar nëse zhvillojnë ethe si një efekt anësor.

(Kosova Sot Online)