Lexoni edhe:
Jo kripa, as sheqeri! Ja helmi i frikshëm që konsumojmë përditë!
Lexoni prodhimet natyrale që ju ndihmojnë me shëndetin e shputave dhe të lëkurës tuaj.
PROBIOTIKËT
Ekuilibri i çekuilibruar i mikroflorës së shëndetshme në organizëm është një nga shkaktarët e përhapjes së kërpudhave. Gjatë shërimit, sugjerohet që ushqimin ta pasuroni me probiotikë pasi që bakteret e shëndetshme parandalojnë rritjen dhe shpërndarjen e kërpudhave parazitare dhe mikrobeve të reja. Sugjerohet të shmangni prodhimet me sheqer dhe aditiv.
Jo kripa, as sheqeri! Ja helmi i frikshëm që konsumojmë përditë!Lexoni edhe:
ÇAJI
Secili lloj i çajit vendor përmban acidin tatninë, i cili do të thajë mirë shputat që djersiten. Në një enë vloni një litër ujë dhe shtoni pesë qese të çajit, i lini aty për 5 minuta. Prisni që uji të ftohet, e më pas futni këmbët aty.
VAJI ETERIK I LIVANDËS
Përbërësit e livandës, kundër kërpudhave, mund të ndihmojnë te problemet e shputave. Para gjumit vendosni disa pika vaj livande në thonj dhe e lini të thithet nga thonjtë. Për efekt më të mirë, mbathni çorapë të pastra prej pambuku.
UTHULLA E MOLLËS
Uthulla e fortë e mollës mund të përdoret në të gjitha mënyrat. Për çdo ditë mund të tretni një lugë uthull të mollës në ujë të ngrohtë duke ia shtuar pak mjaltë, dhe ta pini para kafjallit. Mund të bëji edhe banjë shëruese për thembrat dhe shputat e këmbëve, nga uthulla cilësore e mollës. Përzieni në një enë të madhe 1 litër ujë të vluar me gjysmë lugë uthull molle dhe e lini të ftohet. Këmbët i futni në atë përzierje, së paku dy herë në ditë, nga gjysmë ore.
(Kosova Sot Online)