Tri sekrete të jetëgjatësisë

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 12:55
Tri sekrete të jetëgjatësisë

Ndoshta nuk e dini se cilat janë ato gjëra të përditshme që ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj. Shkencëtarët kanë vërtetuar se me aplikimin e disa shprehive të caktuara në masë të madhe mund ta zgjatni jetën tuaj.

Pini çaj

 Shumë lloje të çajit janë përplot me katehinë, i cili relakson enët e gjakut dhe mbron trurin e zemrën. Një studim amerikan ka vërtetuar se njerëzit që pinë së paku tri gota çaj në ditë, kanë pak gjasa të preken nga sulmet në zemër dhe në tru.

Mos hani ushqim të shpejtë

Me shmangien e ushqimit të shpejtë ia bëni një të mirë të madhe organizmit tuaj. Hamburgerët, patatet e skuqura janë të stërmbushur me sheqer, kripë dhe aditiv tjerë, plot me yndyra të dëmshme, që ndikojnë keq në shëndetin tuaj.

Ecni shumë

 Ecja është një nga aktivitetet më të thjeshta dhe më efektive që i ndihmon shëndetit tonë, duke siguruar jetëgjatësi. Njerëzit që ecin së paku 30 minuta në ditë kanë katër herë shëndet më të mirë se ata që nuk lëvizin fare.

(Kosova Sot Online)