Ky shqiptar pretendon se e ka gjetur ilaçin që po i shëron menjëherë dhimbjet e eshtrave

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 09:44
Ky shqiptar pretendon se e ka gjetur ilaçin që po i shëron menjëherë dhimbjet e eshtrave

Agronomi Zef Gjeta ka dhënë disa këshilla sesi t’i trajtojmë në mënyrë natyrale problemet që kemi me kockat. Dhimbja e kockave prek kryesisht moshat e rritura dhe mund të jetë shkak i regjimi ushqimor jo të shëndetshëm. Prek gjithashtu dhe personat që bëjnë punë që nuk ekspozohen shumë në diell dhe kanë mungesë të vitaminës D. Eksperti shpjegoi disa kura natyrale për të trajtuar dhimbjen.

“E para është dieta ushqimore. Një element tjetër është dhe ekspozimi ndaj diellit, marrja e omega, proteina që nuk nuk sintetizohen në trup. I marrin te disa perime dhe fruta por duke qenë se nuk merren në masën e duhur ka mungesë. Si recetë e parë për ta zëvendësuar këtë, është peshku. Ndërkohë që janë dhe disa fruta si kivi, avokado etj që kanë në përmbajtje më shumë se të tjerat.

Një element që përmbahen në sasi të lartë omega, 3 ,6 dhe 12 janë në brendësi të farave të fikut. Me anë të këtyre kokrrave mund të nxirret një vaj, që përdoret me pikatore. Një kurë tjetër për të përmirësuar situatën e kockave dhe dhimbjen është konsumi me përmbajtje të lartë kalciumi dhe magnezi, si kosi djathi etj.

Gjithashtu dhe përdorimi i një xhelatine që del nga zierja e kockave, më të mira janë të viçit. Mbuloni me ujë dy deri në tre fish dhe lërini të ziejnë për disa seanca gjatë ditës. 3 herë deri në një orë derisa të krijohet një masë si xhelatinë. Kjo është e mirë për kockën por dhe për ligamentet. Kjo jepet dhe në formë farmaceutike por mund të bëhet dhe vetë në shtëpi.“, tha ai.

(Kosova Sot Online)