Këto janë "barnatoret" më të mira për vitaminën C

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 12:01
Këto janë

Kur dikush t'jua përmend vitaminën C, zakonisht ju shkon mendja te portokajtë. Portokajtë janë të pasura me këtë vitaminë, por nuk janë të vetmet.

DREDHËZAT

Në 120 gr dredhëza ka rreth 85 mlg vitaminë C, që është më shumë se sa që do të merrnit nga një portokall. Pos kësaj vitamine, dredhëzat përmbajnë edhe mangan, që ndikon në stabilitetin e sheqerit në gjak.

ANANASI

Në 120 gr të kësaj peme të freskët tropikale ka 79 mlg vitaminë C. Për dallim nga pemët e tjera, ananasi ka enzimë të veçantë që ndihmon në tretjen e proteinave. MANGO Kjo pemë e lëngshme ka 122 mlg vitaminë C n; 120 gr. Mangoja po ashtu është burim për zeaksantinë -karotenoid natyral, e disa studime e ndërlidhin me vetitë që i dhuron për sytë.

LAKRA E BRUKSELIT

Ata që i pëlqejnë lakrat e Brukselit, nga 120 gr do të nxjerrin 75 mlg vitaminë C, si dhe të gjitha vetitë e tjera shëruese të këtij ushqimit të shëndetshëm , që i ngjasojnë me perime të tjera të gjelbra. KIVI Dy kivi përmbajnë 128 mlg vitaminë C, e kjo pemë mundëson edhe gjumë më të rehatshëm. Pos vitaminës C, kivi përmban edhe vitamina K dhe E, si dhe yndyra e shëndetshme dhe pak proteina.

PAPAJA

Një papajë përmban rreth 95 mlg vitaminë C. Pos kësaj, ka enzima që janë të mira në luftën kundër inflamacioneve dhe dhuron lëkurë cilësore.

SPECAT

Specat, pa marrë parasysh se çfarë ngjyre kanë, kanë nga 95 deri 340 mlg vitaminë C. Po ashtu ka shumë pak kalori, kështu që përshtaten mirë me secilën gjellë.

BROKOLI

Në 120 gr brokol të papërpunuar ka rreth 80 mlg vitaminë C, si dhe vitaminë K, që është i mirë për shëndetin e eshtrave. Kjo ju mjafton për gjithë ditën. Mund ta zieni dhe t'i shtoni vaj ulliri, hudhër dhe piper.

(Kosova Sot Online)