A është orizi ngjyrë kafe më i shëndetshëm se orizi i bardhë?

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 08:36
A është orizi ngjyrë kafe më i shëndetshëm se orizi i bardhë?

Dietologu Bhuvan Rastogi, së fundmi në Instagram tregoi avantazhet e përfshirjes së orizit ngjyrë kafe në dietën tuaj të rregullt. Ai shpjegoi se i gjithë orizi i bardhë fillon si oriz kafe përpara se të lustrohet dhe se i gjithë orizi i palustruar sot shitet me termin oriz ngjyrë kafe.

“Orizi ngjyrë kafe është ushqimi me drithë të plotë dhe orizi i bardhë përpunohet. Kur kokrra e orizit lëmohet, pjesët e quajtura krunde dhe embrion hiqen. Embrioni është pjesa e kokrrës së orizit që është e pasur me minerale dhe krundet kanë pjesën më të madhe të fibrave. Pa to, orizi i bardhë humbet pjesën më të madhe të fibrave, vitaminave dhe mineraleve”, tha ai.

Eksperti tregoi gjithashtu se indeksi glicemik i orizit të bardhë të gatuar është 70+ (GI i lartë) dhe orizit kafe është rreth 50 (GI i ulët deri në mesatar – shumë).

“Kjo do të thotë se orizi ngjyrë kafe nuk rrit nivelet e glukozës në gjak aq sa orizi i bardhë dhe është më i mirë për njerëzit me diabet,” theksoi ai.

Tutje Bhuvan tregoi se “ulja e fibrave është një çështje kryesore”, duke shtuar veçanërisht se dieta kryesore është kryesisht orizi, shkruan Indianexpress.

“Bëhet e vështirë për të përmbushur kërkesat e trupit me rreth 25 deri në 30 g fibra/ditë. Si rregull, ne nuk duhet të bëjmë asgjë që është kalori boshe pjesë të dietës sonë të zakonshme (kalori pa ushqim)”, tha ai.

Në përfundim, eksperti ndau edhe një fakt historik.

“Beri beri, një endemik në fillim të viteve 1900, u shkaktua për shkak të konsumimit së orizit të bardhë më shumë se atë ngjyrë kafe, duke shkaktuar mungesë të vitaminës B1, veçanërisht te njerëzit, ushqimi kryesor i të cilëve ishte orizi. Pra, preferenca e orizit ngjyrw kafe mbi orizin e bardhë nuk është një tendencë shëndetësore, në fakt po kthehet në rrënjë, në një version më pak të përpunuar të orizit, “tha ai.

(Kosova Sot Online)