Shenjat e sëmundjeve nga kërpudhat, në veçanti nga myku

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 12:04
Shenjat e sëmundjeve nga kërpudhat, në veçanti nga myku

Myku shpeshherë është i pranishëm në shtëpitë tona dhe mund të jetë shkaktar i shumë sëmundjeve. Në fakt, është një kombinim i disa llojeve të kërpudhave që rriten nëpër inde dhe treten duke krijuar spore të imëta që nuk mund t'i shohim me sy.

SHENJAT MË TË SHPESHTA TË SËMUNDJEVE ME KËRPUDHA

Dhimbjet e kokës, plogështim pas ushtrimeve, problem me kujtesën, ndjeshmëria në dritë, shikim i turbulluar, sytë e skuqur, problem me sinuset, kollë, frymëmarrje e vështirësuar, shenjat si astma, shtimi në peshë, ngërçe në muskuj, dhimbje në nyja, dhimbje në stomak, djersitje natën, etje, urinim I shpeshtuar etj. Myku mund të shfaqet në banjë, hapësirat ku ajri pak depërton, libra, këpucë, tepihë. Prandaj, nëse dyshoni se jeni të rrezikuar dhe keni vërejtur disa nga simptomat, ja çfarë duhet të bëni: Kontrollojeni shtëpinë rreth pranisë së mykut në shtëpi, dhe Këshillojeni mjekun dhe kontrollojeni ndjeshmërinë tuaj në sëmundjet me kërpudha.

(Kosova Sot Online)