Këto janë përfitimet shëndetësore të bajameve

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 08:51
Këto janë përfitimet shëndetësore të bajameve

Nëse nuk jeni adhurues të bajameve, përfitimet e tyre shëndetësore do t’ju ndryshojnë mendje. 

Kjo arrë e shijshme është plot me lëndë ushqyese thelbësore, duke përfshirë fibrat miqësore për zorrët, yndyrat e shëndetshme për zemrën dhe një mori vitaminash dhe mineralesh të tjera.

Bajamet janë gjithashtu super të gjithanshme, pasi ato mund të përdoren në gatime të ëmbla dhe të shijshme. 

Fillimisht mësoni të gjitha informacionet që duhet t’i dini rreth bajameve, duke përfshirë përfitimet shëndetësore dhe mënyrat e ndryshme për t’i shijuar ato në shtëpi.

Bajamet mund të jenë të vogla, por ato përmbajnë shumë vlera ushqyese përfshirë këtu sasinë e lartë të proteinave, yndyrave të pangopura dhe të mira, fibrave, vitaminave dhe mineraleve, si kalciumi dhe magnezi. 

Ato janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë të fuqishëm, duke përfshirë flavonoidet dhe vitaminën E.

Por, cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë me konsumimin e bajameve?

Bajamet mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve, promovojnë shëndetin e zorrëve, ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak, zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve të zemrës, promovojnë shëndetin e trurit, e largojnë ndjenjën e urisë dhe të tjerë.

Nëse keni histori të alergjive ushqimore ose nëse jeni alergjik ndaj frutave të tjerë me bërthamën, si pjeshka apo kumbullat, konsultohuni me mjekun përpara se të hani bajame për herë të parë. 

Arroret, duke përfshirë edhe bajamet janë disa nga alergjenët më të zakonshëm sipas Akademisë Amerikane të Astmës Alergjike dhe Imunologjisë.

(Kosova Sot Online)