Çaji i lajthisë zbut hemorroidet, lehtëson sëmundjet e zemrës, venat me varice

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 13:09
Çaji i lajthisë zbut hemorroidet, lehtëson sëmundjet e zemrës, venat me varice

Lajthia që piqet shpejt i jep energji trupit, përmirëson përqendrimin dhe ka një efekt pozitiv në të gjithë sistemin nervor.

Është ndër frutat e thatë që pëlqehet shumë për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Ai është i pasur më vitaminë A1, A2, PP si dhe kripëra minerale.

Lajthia është nga ato ushqime që edhe të shijon, por edhe na bën mirë.

Bollëku i vajrave që përmbajnë frutat arrore, duke përfshirë edhe lajthitë, ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe është i mirë për kujdesin e flokëve dhe lëkurës.

Sipas shumë nutricionistëve, marrja e moderuar e lajthive, deri në 30 gramë në ditë, është e dëshirueshme.

Çaji i lëvozhgës së lajthisë ka një vend të spikatur në mjekësinë popullore.

Ky çaj përdoret për të bërë kompresa për plagët e hapura të shkaktuara nga varicet dhe përveç kësaj, ky çaj është i mirë edhe për trajtimin e hemorroideve dhe infeksioneve të traktit urinar. 

(Kosova Sot Online)