Si të zbuloni problemet shëndetësore nëpërmjet ngjyrës së buzëve?

  • E.K /
  • 04 January 2022 - 11:31
Si të zbuloni problemet shëndetësore nëpërmjet ngjyrës së buzëve?

A dini se në mjekësinë tradicionale kineze, goja juaj është dritarja për shëndetin tuaj?

Sekretet aziatike të bukurisë, tregojnë se si ti identifikojmë disa probleme të zakonshme shëndetësore duke vëzhguar ngjyrën natyrale të buzëve tona.

Nëse lodhja ju kapërcen shpejt dhe ju zë gjumi pa paralajmërim, mund të keni një çrregullim

Zbulohet rasti i parë i natyrës ‘Flurona’ te një grua shtatzënë, raportojnë mediat botërore

Rozë e zbehtë

Nëse buzët janë të zbehta, pothuajse me ngjyrën e lëkurës, kjo është shenjë e anemisë. Trupit juaj i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, kështu që ju duhet të hani ushqime të pasura me hekur, të tilla si brokoli apo spinaqi.

E kuqe e fortë

Nëse buzët tuaja janë shumë më të kuqe se sa duhet, kjo do të thotë se trupi po mbinxehet dhe mëlçia po punon më shumë sesa duhet. Mëlçia është “organ i heshtur”, që “nuk ankohet”, kështu që mos prisni derisa ajo sëmuret, por ndërmerrni diçka për këtë.

Ngjyrë vjollce në të gjelbër

Nuk është e pazakontë edhe njerëzit e shëndetshëm herë pas here kanë këto ngjyra në buzë gjatë dimrit, por në qoftë se vazhdimisht duken kështu, atëherë kjo tregon probleme me zemrën dhe mushkëritë, kështu që është mirë të konsultoheni me mjekun dhe t’i kontrolloni këto organe.

Vjollcë e mbyllët

Kur buzët e kanë këtë ngjyre, kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull me organet e tretjes, prandaj këshillohet ndalimi i ushqimit të shpejtë dhe të hani ushqime të freskëta të pasura me fibra.

Skajet e buzëve me ngjyrë vjollcë të errët

Nëse vetëm skajet e buzëve e kanë këtë ngjyrë, kjo do të thotë se trupi juaj ka një çekuilibër të të ashtuquajturit yin-yang . Nga kjo mund t’ju ndodhë të keni herë ftohtë e herë nxehtë. Në këtë rast pushoni mirë, hani mirë, por mos hani ushqime të forta.

(Kosova Sot Online)