Pse ju dridhet syri ndonjëherë?

  • E.K /
  • 06 January 2022 - 11:39
Pse ju dridhet syri ndonjëherë?

Me siguri ju ka ndodhë që t'ju dridhet syri, respektivisht njëri nga kapakët e tij. Kjo mund të zgjasë shkurt, apo edhe me javë të tëra. Mjeku njujorkez Dr. Joel S. Shuman ka deklaruar sesi shkaqet e dridhjes së syrit më së shpeshti janë lodhja dhe stresi.

Por, shkaktarë të kësaj dukurie mund të jenë edhe sytë, kafeina, alkooli, tharja e syve, mungesa e disa përbërësve ushqimorë, etj. Ajo që ju nevojitet është më shumë qetësi, më shumë gjumë, më shumë shëtitje. Shuman preferon meditimin, frymëmarrjen e ngadalshme dhe relaksimin e muskujve të organizmit. Nëse mendoni se problemi i dridhjes së syrit është më i theksuar sesa më parë, mos humbni kohë duke kërkuar zgjidhje në internet, por shkoni menjëherë te mjeku.

(Kosova Sot Online)