Recetë natyrore kundër ekzemës

  • E.K /
  • 06 January 2022 - 12:13
Recetë natyrore kundër ekzemës

Ekzema është një gjendje kronike alergjike, e cila prek kryesisht bebet dhe fëmijët. Rol luan edhe trashëgimia. Edhe pse ka ilaçe efikase për mjekimin e kësaj gjendjeje, duhet pasur kujdes që të mos përdorim preparate të ndryshme kimike, sidomos te fëmijët. Për këtë shkak jua sjellim një recetë natyrore për trajtimin e ekzemës.

PËRBËRËSIT

1/4 të filxhanit me tërshërë - 3/4 të filxhanit me vaj kokosi - Disa pika vaj rozmarine 1 lugë vaj ulliri PËRGATITJA: Bluajeni tërshërën, shkrijeni vajin e kokosit në zjarr të qetë, shtojeni vajin e rozmarinës, pastaj edhe tërshërën dhe përziejeni derisa të formohet një masë unike. Shtojeni vajin e ullirit dhe përzieni përsëri. Largoni nga zjarri dhe qiteni në një enë të qelqtë. Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni sipas nevojës.

(Kosova Sot Online)