Pemët dhe perimet që kurrë nuk duhet qëruar

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 11:54
Pemët dhe perimet që kurrë nuk duhet qëruar

Gjatë përgatitjes, shpeshherë përcaktohemi që t'i qërojmë pemët dhe perimet, sidomos kur kemi të bëjmë me perimet, për të cilat nuk e dimë se si janë kultivuar dhe konsiderojmë se gjenden sasi të pesticideve dhe materiet e ngjashme. Por, lëvoret janë materie ushqyese që i nevojiten organizmit tonë. Në vend të hedhjes, pastroni mirë me ujë të vakët, në mënyrë që organizmit t'i dhuroni krejt çfarë ka nevojë.

MOLLËT

Në lëvoren e mollës ka fibra të patretshme të quajtura pektinë, e një pjesë e madhe e tyre gjendet në lëvore. Nëse hani një mollë mesatare, çdo ditë konsumoni nga 3 gr fibra ushqyese, që është 10 për qind e sasisë së nevojshme ditore. Këto fibra ndikojnë në uljen e kolesterolit, si dhe sheqerit në gjak. Pos kësaj, pektina zvogëlon dëshirën për ushqime. Po ashtu, në lëvoren e mollës gjenden përbërës që mbrojnë nga inflamacionet dhe dëmtimet. Posedon edhe antioksidues që ndihmojnë te problemet me frymëmarrjen, përkatësisht përmirëson punën e mushkërive.

KAROTA

Marrë parasysh faktin se lëvorja e karotës është e ngjashme me mishin e saj nga brenda, do të thotë se të dyja pjesët e kësaj perime janë të shëndetshme. Arsyeja pse nuk duhet ta qëroni, vetëm ta pastroni, është se në të dy pjesët e saj, gjenden materiet më të shumta ushqyese. Karota është burimi më i pasur për betakarotinë, që mund ta gjejmë edhe në prodhimet e tjera të portokallta dhe perimet me gjethe të gjelbër, e bëhet fjalë për provitaminën A, e cila është kryesore për funksionimin e lëkurës dhe mukozës dhe konsiderohet se vepron edhe kundër kancerit, si dhe e forcon sistemin imun.

PATATET

Patatja është ushqimi më i pasur me fibra, e në 100 gr ka vetëm 58 kalori, e aty gjenden rreth 2,50 gr fibra. Pos fibrave, patatet janë të pasura edhe me vitamina C, e në 100 gr mund t'i gjeni 11,40 mg. ajo që është m kryesorja është se materiet ushqyese mund t'i ruani varësisht si e gatuani. Nëse përgatitet pa lëvore, humbet një sasi e madhe e vitaminave C, derisa me zierje ose pjekje mund të ruani edhe deri n1/3 e vitaminave C. Në mjekësinë popullore patatet janë përdorur edhe si ilaç, e konsiderohet se lëvorja e zier e patates ul shtypjen e lartë të gjakut.

TRANGUJT

Kjo perime pranverore dhe verore është freskim për secilën shujtë. Shumica shmangin lëvoret e tyre, pasi që lënë shije paska të hidhur në gojë. Përbërja e trangujve në përgjithësi është nga uji, përkatësisht rreth 96 për qind e tyre është ujë. Në fakt në lëvoren e tyre gjenden më shumë materie ushqyese, e më shumë përmban vitamina A, por edhe vitamina të kompleksit B. Pos se kjo perime freskon gjatë ditëve të verës, nuk duhet të brengoseni për sasinë, hani sa të doni, në 100 gr tranguj ka vetëm 12 kalori.

PATËLLXHANI

Pos se patëllxhanin duhet ta zgjidhni për nga dukja e tij, që është e shkëlqyeshme dhe e fortë, lëvoren duhet t'ia lini edhe gjatë përgatitjes. Në lëvore gjendet antocianinë, e cila në bazë të disa studimeve të bëra, mbron qelizat nga dëmtimet. Mu për këtë arsye konsiderohet se ky përbërës ka efekt kundër kancerit. Pos kësaj, antocianina është e shkëlqyeshme në luftimin e kolesterolit, është burim i vitaminave nga grupi B.

(Kosova Sot Online)