Peshqit zbutin alergjitë

  • E.K /
  • 08 January 2022 - 15:15
Peshqit zbutin alergjitë

Nëse gjatë sezonit të alergjive më shpesh e konsumoni mishin e peshkut apo qepën, do të zvogëloni teshtitjet dhe kollën. Kur alergjenet arrijnë deri te hunda, qelizat e imunitetit lirojnë histaminën, që është përgjegjëse për shumicën e simptomave alergjike. Ato nxitin inflamacionin, me të cilin tentojnë ta parandalojnë depërtimin e alergjeneve më thellë në trup, prandaj kjo edhe është arsyeja pse ënjten sinuset, si dhe pse organet e sipërme të frymëmarrjes ju pickojnë gjatë natës. Histamina, po ashtu, nxit sekretimin e lëngjeve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, prandaj fyti është i irrituar, hunda rrjedh dhe gjithmonë keni teshtije.

Shumë ushqime ndikojnë në zbutjen e simptomave të alergjive, duke pakësuar këto procese ose e qetësojnë sistemin imun. Një nga këto ushqime është peshku i yndyrshëm, ky lloj i peshkut përmban sasi të madhe të aminoacideve omega 3. Fëmijët që herët e fillojnë konsumimin e mishit të peshkut të yndyrshëm, janë më pak të rrezikuar prej alergjive. Fëmijët tetëvjeçarë që së paku njëherë në javë kishin konsumuar peshk të yndyrshëm, për 80 për qind ishin më pak të rrezikuar nga alergjitë.

(Kosova Sot Online)