Paracetamoli ndikon në psikikën e njerëzve, thonë shkencëtarët

  • E.K /
  • 10 January 2022 - 14:42
Paracetamoli ndikon në psikikën e njerëzve, thonë shkencëtarët

Për të lehtësuar dhimbjen e kokës, ose dhimbjen e dhëmbit, paracetamoli është ilaqi i parë që na bie në mend të marrim.

Por, se fundmi është zbukuar se ky ilaq, jo vetëm që lehtëson dhimbjen, por edhe ndikon në psikikën tonë.

Sipas Gerhard Mueller-Schëefe nga Qendra Goppingen për Mjekësinë Paliative, paracetamoli është shumë i dëmshëm.

“Paracetamoli mund të dëmtojë mëlçinë, gjë që është veçanërisht e rrezikshme te fëmijët që e kanë të lehtë të kalojnë dozën e lejuar ditore”, tha ai.

“Mbidoza mund të dërgojë në dështim të mëlçisë”, shtoi ai.

Me kalimin e kohës, njerëzit edhe mund të bëhen të varur nga paracetamoli.

“Për një kohë të gjatë nuk dihej që paracetamoli vepron në sistemin nervor qendror, pra në tru dhe në palcën kurrizore, ku ilaçi ndikon në sistemin përgjegjës për kontrollin e dhimbjes”, thotë Mueller-Schëefe.

Në të njëjtën kohë, trupi ynë ka qetësuesit e vet. Një prej tyre është endorfina, deri diku e ngjashme me morfinën, të cilën trupi e prodhon vetëm dhe që mund të shtypë dhimbjen në kohë krize. Paracetamoli vepron duke “bllokuar” receptorët e dhimbjes dhe në këtë mënyrë redukton ndjesinë e dhimbjes.

Për të thelluar njohuritë për efektet e panjohura të paracetamolit, vitet e fundit janë kryer studime të shumta, një prej tyre në vitin 2020 në Universitetin Shtetëror të Ohajos, i cili gjithashtu ka arritur në përfundimin se paracetamoli mund të ndikojë në ndërgjegjen e njeriut dhe të ndryshojë tiparet e karakterit.

(Kosova Sot Online)