Lexoni 3 arsye serioze pse nuk duhet ta pini kafen me qumësht

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 08:51
Lexoni 3 arsye serioze pse nuk duhet ta pini kafen me qumësht

Kafja e nxehtë me qumësht është një nga kënaqësitë tuaja të preferuara të ditës, sidomos kur bie shi dhe temperatura ulen pak. 

Por a e dini se kombinimi i kafesë me qumështin mund të mos ju bëjë edhe aq mirë?

Kafja është një pjesë integrale e zgjimit të mëngjesit për 90% të popullsisë botërore dhe shumë priren të shtojnë dhe qumësht për t’i dhënë asaj shije më të lehtë dhe të këndshme.

Megjithatë, sipas hulumtimeve, kombinimi i kafesë dhe qumështit ka efekte negative në shëndet sepse:

Kombinimi i kafeinës dhe kazeinës (proteina e qumështit) krijon mpiksje në stomak, të cilat janë shumë të vështira për t’u tretur. Kështu kafeja me qumësht jo vetëm që nuk bëhet më e lehtë, por mund të shkaktojë edhe intolerancë.

Qumështi në kafe shkakton sekretimin e kalciumit përmes urinës, ndërsa rrit sekretimin e kalciumit në zorrët.

Kafeja e thjeshtë nuk përmban kalori dhe yndyrë. Kur kombinohet me qumësht, atëherë rritet numri i kalorive dhe yndyrave të panevojshme që konsumojmë, veçanërisht kur pimë shumë kafe çdo ditë.

(Kosova Sot Online)