Bima, që me siguri e keni në shtëpi, shëron shumë sëmundje

  • E.K /
  • 11 janar 2022 - 12:29
Bima, që me siguri e keni në shtëpi, shëron shumë sëmundje

Bima e njohur si Bar Veshi është bimë e familjes "Crassulaceae". Gjethet e saj janë përplot me lëng që në kohët antike është përdorur për shërimin e dhimbjeve të veshit, duke shtrydhur 2-3 pika lëng dhe duke i hedhur në veshin me dhimbje. Për disa minuta duhet të qëndroni shtrirë dhe ta lini lëngun në vesh, e më pas kthehuni në anën tjetër, në mënyrë që lëngu të dalë jashtë. Fakti se është bimë e pasur me përbërës antiseptik dhe kundër inflamacioneve, bar veshi është ilaç natyral kundër sëmundjeve të lëkurës dhe për plagë të kafshimet e insekteve dhe ënjtjeve.

Në mjekësinë popullore përdoret edhe në heqjen e lythave, shërimin e syve dhe njollave të mbetura në lëkurë si pasojë e rrezitjes dhe ekspozimit të tepërt në diell. Lëkura lyhet me lëngun nga kjo bimë ose vihet si kompresë nga gjethja e prerë. Lëngu i shtrydhur nga kjo bimë mundet edhe të konsumohet si ilaç natyral kundër bronkitisit, inflamacionet e fytit dhe mishrave të dhëmbit, pastaj ndikon në pastrimin e zorrëve. Disa studime të bëra me këtë bimë pohojnë se kjo bimë pakëson rrezikun edhe nga kanceri, si dhe shëron sëmundjet kancerogjene.

(Kosova Sot Online)