Ja pija që parandalon ënjtjen e këmbëve

  • E.K /
  • 13 January 2022 - 12:00
Ja pija që parandalon ënjtjen e këmbëve

Temperaturat e larta mund të jenë tepër të dëmshme për këmbë, meqë shkaktojnë ënjtje. Nëse qëndroni shumë kohë në këmbë apo ulur, atëherë ënjtja është e paevitueshme. Nëse doni ta parandaloni ënjtjen e këmbëve, duhet që gjunjë e teposhtë, këmbët t'i lani me ujë të ftohtë, të mos rrini këmbëkryq dhe sa më pak të rrini ulur,raporoton Gazeta Kosova Sot .

JA DY RECETA QË JANË EFIKASE KUNDËR KËTIJ PROBLEMI

 Receta 1: Imtësoni gjethet e majdanozit dhe përvëloni me 4 dl ujë, mbuloni dhe lini që të rrinë gjatë natës. Në mëngjes kulloni, shtoni lëng limoni dhe pija është e gatshme. Duhet pirë tri herë në ditë nga 1 dl.

Receta 2: Në 1 litër ujë shtoni katër lugë fara të lirit dhe qitni në zjarr, që të zihen për 15 minuta. Mbuloni dhe lini që të qëndrojnë në vend të nxehtë për 1 orë, më pas shtoni lëng limoni. Pijeni nga një gotë të kësaj pije çdo gjysmë ore, derisa ta pini tërë pijen. Bëni kështu për dhjetë ditë. 

(Kosova Sot Online)