Tetë mënyra si të hiqni dorë një herë e përgjithmonë nga duhani

  • E.K /
  • 14 January 2022 - 13:42
Tetë mënyra si të hiqni dorë një herë e përgjithmonë nga duhani

Ndoshta keni menduar të lini duhanin dhe e keni lënë për disa ditë, mendoni për një plan dhe kështu do të jeni më të suksesshëm. Për këtë arsye, ju tregojmë disa hapa të thjeshtë për të lënë duhanin:

1.Krijoni një plan për këtë
Njerëzit që kanë përkrahjen e të tjerëve kanë më shumë sukses në këtë drejtim. Ju duhet është të kërkoni ndihmë nga të tjerët, të keni një partner që dëshiron të lëre duhanin, po ashtu dhe ta bëni publike vendimin, në mënyrë që të gjithë ta dinë dhe të mos keni rastin të huazoni një cigare.

2.Konsideroni medikamentet
Medikamentet si Chantix apo Zyban mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Shumica e këtyrë medikamenteve shkruhen për 3 muaj dhe janë 90% më të sigurta se sa vazhdimi i duhanpirjes.

3.Dini arsyet
Para se të lini duhanin, jini të sigurt se dini cilat janë arsyet pse po e bëni këtë. Pyeteni veten “Pse tani?”. Kuptoni veten për të kaluarën dhe identifikoni të ardhmen që dëshironi. Krijoni linja të reja për veten.

4.Mbani premtimet
Mos u besoni miteve se cfarë ndodh pasi të keni lënë duhanin. Dikush thotë se do të shtoni në peshë, ndoshta po, por kurrë nuk do të jetë me e dëmshme sesa duhanpirja.

5.Ndërto zgjidhje të dëshirave
Në vend qe ta mendoni një cigare si shpërblim, mendojeni atë si helm. Pëlqeni më shumë të kaloni kohë me njerëz, të pini kafe, sesa të pini e të kundërmoni aromë të cigares. Shpërbleni veten me ushtrime të mëngjesit, në vend të cigares. Bëni një ecje në mëngjes apo meditim, të gjitha këto janë në të mirë të shëndetit tuaj.

6.Ndryshoni rutinën tuaj
Nëse rutina juaj ditore ka qenë zgjimi në mëngjes, pirja e një kafeje me duhan, pse nuk merrni kafen në dorë dhe të bëni një ecje në punë apo të pini kafen në veturë. Largohuni nga duhani në cdo mënyrë të mundshme. Bartni një shihe me ujë apo popcorn me vete, për t’i pasur duartë e zëna dhe mos të keni mundësi të konsumoni cigare. Pastroni dhomën, zyrën, veturën nga të gjitha pakot e cigareve, shkrepsave apo tablove të duhanit. Hani më hsumë camcakëza.

7.Mund t’i ktheni duhanit
Kjo ndodh, por mundohu mos të shkatrrosh dy javë, 6 muaj apo një vit të mundit për të lënë cigaren. Të arrini të parandaloni dëshirën për cigaren është një sukses i madh dhe jeni në rrugën e duhur për ta lënë atë përgjithmonë. Mos bini pre e dëshirave.

8.Konsideroni alternativa tjera
Sëmundje të zemrës, sulme, kancer, sëmundje të mushkërive të gjitha shkaktohen nga nikotina. Nëse keni provuar dhe keni dështuar të lini duhanin, merrni nikotinën nga alternativa tjera si camcakëzi apo tableta. Të gjitha këto janë 90% më të sigurta se duhani

(Kosova Sot Online)