5 përfitime shëndetësore që do t’ju bëjnë ta konsumoni çokollatën pa u ndier në faj

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 11:42
5 përfitime shëndetësore që do t’ju bëjnë ta konsumoni çokollatën pa u ndier në faj

Nëse jeni një njeri që i do shumë çokollatat, nuk keni pse ndiheni në faj sa herë i konsumoni. Ndoshta nuk e keni ditur, por çokollata ka përfitime të pamohueshme për shëndetin dhe mirëqenien. Megjithatë kini kujdes, sepse po flasim për çokollatën e zezë, e cila ka një përmbajtje të shtuar të kakaos, si dhe më pak sheqer dhe qumësht në përbërjen e saj sesa alternativat e tjera si çokollata e bardhë. Duke promovuar hormonet e lumturisë, vetitë kundër plakjes dhe një ilaç kundër lodhjes, L'officiel rendit pesë përfitimet e çokollatës së zezë.

Vitamina D

Është vërtetuar shkencërisht se çokollata e zezë është një “armë” kundër mërzitjes, veçanërisht në dimër, kur ekspozohemi më pak në diell, duke shkaktuar një ulje të sintezës së vitaminës D në trupin tuaj. Studiuesit nga Universiteti Martin Luther (MLU) Halle-Wittenberg dhe Max Rubner-Institut publikuan gjetjet e tyre dhe zbuluan se çokollata përmbante një sasi të konsiderueshme të vitaminës D2. Përveçse rrit humorin tonë, vitamina D është e rëndësishme për forcimin e kockave dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të frymëmarrjes.

Kundër plakjes

Çokollata e zezë është më e pasura në antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira në trup.

Forcimi i kujtesës

E pasur me flavonoide, çokollata luan me kapacitetet e trurit tonë. Në të vërtetë, flavonolet theksojnë rrjedhën e gjakut në pjesën e trurit të lidhura me aftësitë e memorizimit, duke ju lejuar kështu të keni një kujtesë më të fortë.

Gjumë më i mirë

Çokollata e zezë ka një përmbajtje interesante të magnezit, përkatësisht 84 gramë për 100 gramë çokollatë të zezë me një minimum prej 40% kakao. Shpesh, mungesa e magnezit mund të jetë shkaku i gjumit të shqetësuar, prandaj, një katror me çokollatë të zezë para se të bini në gjumë mund të jetë ilaçi i mrekullueshëm për një gjumë të qetë.

Endorfina

Midis mungesës së diellit dhe pandemisë që ndikon në dietën tonë, është e rëndësishme të hamë ushqim që është sa i shëndetshëm, edhe i shijshëm. Çokollata ka një përbërje të pasuruar me magnez dhe teobrominë - dy substanca që rregullojnë sistemin tonë nervor duke rritur efektet e neurotransmetuesve si serotonina, e cila njihet për ndikimin e saj në stres, ankth e depresion dhe ofron një ndjenjë lumturie.

(Kosova Sot Online)